AKTUALITET, 22 Shkurt 2019, 13:30

Makina e 23-vjeçares përplaset me shtyllën, humb jetën e reja

Makina e 23-vjeçares përplaset me shtyllën, humb jetën e

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutash në fshatin Larushk të Fushëkrujës.

Një makinë që drejtohej nga një vajzë rreth 23 vjeçe është përplasur me një shtyllë e për pasoje ka gjetur vdekjen shoferja.

Vajza e cila ka humbur jetën është ende e pa identifikuar pasi nuk ka mjet identifikimi me vete.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa trupi i vajzës së re është dërguar në morg.

Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur dhe në Burrel.

Një makinë ka përplasur një nxënës pranë një shkolle në qytet.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta të mesditës, ndërsa i plagosur është fëmija i një oficeri policie