TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak orë më parë, FIFA vendosi që të dënojë Çelsin duke i bllokuar merkaton për 2 afatet e ardhshme të transferimeve dhe e gjobiti me 500 mijë paund gjobë. Por mesa duket, Çelsi nuk është i vetmi që e ka pësuar në këtë mes pasi gjobë ka marrë edhe vetë Federata Angleze e Futbollit.
Këta të fundit do të duhet të paguajnë një gjobë që arrin në 400 mijë euro dhe shkak për këtë është bërë fakti që ka lejuar Çelsin që të transferojë futbollistë nën moshë, duke shkelur rregullat e vëna nga FIFA. Federata Angleze duhej të ndalonte këto transferime dhe të mos bënte regjistrimet përkatëse, gjë të cilën nuk e ka bërë.
Kujtojmë që Çelsi mori një dënim të rëndë duke iu bllokuar merkatoja për një vit, si edhe një gjobë të majme. Vendimi i dhënë nga FIFA mund të apelohet brenda 90 ditëve në Komisionin e Apelit pranë FIFA-s.