TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me një studente në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” për çështjen e largimit të infermierëve dhe doktorëve drejt perëndimit, kryesisht drejt Gjermanisë.
Mes tjerash, shefi i qeverisë tha se mungesa e mjekëve në spitale nuk vjen si pasojë e largimeve, por për shkak të bllokimit të specializimeve të reja.
Studentja: Po shikoj njerëzit e mi që po ikin, po shoh realitetin. Po shoh në spitale. Po ikin infermierët në Gjermani.
Rama: Mos më ndërprit. Dija është prova, dija është argumenta. Ku po e shikon? A po ikin njerëz në Gjermani, po po ikin dhe do të ikin, sepse nuk jemi në bunkerin e shokut. E kam problem debatin pa fakt. Është e vërtetë se kthen më pak se sa ikin. Kjo iu ndodh të gjitha vendeve të BE-së.
Mjekët kanë ikur, patjetër që kanë ikur. Po mungesa në spital nuk vjen për këtë, sepse ishin penguar specializimet e reja. Ne kemi vënë një bonus për mjekët specialistë nëse pranojnë të shkojnë në rrethe.