TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, ka njoftuar se greva e kontrollorëve të trafikut ajror ka marrë fund. Ministri Lekaj ka shkruar në Facebook se, kanë nënshkruar memorandum me Shoqatën Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror.
“Këtë paradite nënshkruam memorandum mirëkuptimi në të cilën listohen kërkesat e Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga. Mbetem i përkushtuar që të punoj drejt trajtimit të tyre si shërbim i veçantë”, ka shkruar ministri Lekaj.
Shoqata Sindikale e Kontrollorëve Ajrorë në Kosovë ka qenë në grevë disa ditë, në kundërshtim të Ligjit për paga, i cili, sipas drejtuesve të kësaj shoqate, e cenon dhe dëmton pavarësinë e këtij institucioni. Si pasojë e grevës, ishin shtyrë dhe anuluar shumë fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.