TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se u bë pjesë e një puci anti-kushtetues ndaj qytetarëve. Duke iu referuar protestës së opozitës, Vasili tha gjatë një deklarate për mediat se duhet të hetohet për informacionet e manipuluara se në protestë do kishte dhunë.
Sipas Vasilit, ndërprerja e valëve celulare u bë me qëllim degradimin e protestë, por opozita u tregua vigjilente.
“Dje kryeministri, kreu i Kuvendit dhe SHISH u bënë pjesë të një puci të vërtetë anti- kushteues të qytetareve. Kryeministri deklaroi në Rai Uno se do ndodhin kate të turpshëm ndaj parlamentit dhe thoshte se opozita do dhunojë parlamentin sipas gjoja shërbimeve inteligjente. U ndërpre dhe linja telefonike për të lënë organizatorët pa mundësi komunikimi dhe që protesta të degradonte. Opozita kishte marrë masa për të mbajtur në kontroll të plotë mbarëvajtjen e protestës dhe hodhi poshtë këtë puc të turpshëm. Të hetohet për informacionet e manipuluara se do kishte dhunë”- tha Vasili.