AKTUALITET, 22 Shkurt 2019, 15:11

Ishin shpallur në kërkim ndalohen dy persona në Pogradec

Ishin shpallur në kërkim ndalohen dy persona në Pogradec

Policia ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim në Pogradec dhe Devoll.

Në pranga ranë 33-vjeçari me iniciale M. B., banues në Pogradec dhe 34-vjeçari me iniciale Sh. Ll., banues në fshatin Shpat, Tiranë.

"Ndaj M. B., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg' për veprat penale 'Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik' dhe 'Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta'," raportoi policia.

Ndërsa 34-vjeçari u ndalua pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.