TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim pune me delegacionin e Parlamentit të Republikës Çeke, kryesuar nga kryetari i Komisionit për punët e Jashtme Ondřej Benešík. Në takim merrnin pjesë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i shoqëruar nga kryetari i FRPD, Belind Këlliçi dhe n/kryetari i FRPD Lisandër Hoxha.
Zyrtarët e PD informuan delegacionin çek mbi situatën politike në Shqipëri dhe sqaruan parlamentarët e vendit anëtar të BE, se “djegia e mandateve ishte e vetmja rrugë që i kishte mbetur opozitës, përballë qeverisë së ardhur në pushtet me votat e blerë nga krimi i organizuar dhe mundësia e vetme për të mbrojtur demokracinë e vlerave europiane”.
Zyrtarët e PD informuan delegacionin çek për rastet e identifikuara dhe të provuara nga hetime zyrtare për blerjen e votave që sipas PD janë rezlizuar nga element të krimit të organizuar për llogari të Partisë Socialiste.
Zyrtarët e Partisë Demokratike janë shprehur se rruga e vetme e Shqipërisë është përshpejtimi i rrugëtimit europian të vendit, dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si kriter për hapjen e negociatave, janë qëllimi kryesor që ka detyruar opozitën të ndërmarrë aktin e djegies së madateve.
“Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë demokraci funksionale në Shqipëri dhe nuk mund të ketë hapje të negociatave me BE”- u shpreh Bardhi.