TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një takimi për të ashtuquajturin “Pakti për universitetin” me studentët e Gjirokastrës që nuk i bënë asnjë kërkesë dhe nuk organizuan asnjë orë protestë, kryeministri nuk e ka kursyer sarkazmën për të cilën kërkoi ndjesë jo më larg se mbrëmë. Në një moment kur ai po priste pyetje dhe nga studentët që i kishin mbledhur aty askush spo tregohej i interesuar t’ia bënte, Rama tha me qesendi: “Ahhh e dija mo e dija që do kalonte dhjetori dhe do të qetësoheshit” duke iu referuar protestës studentore si një kërpudhe pas shiu me jetë të shkurtër. Dhe si për ta lëvizur deri në fund thikën në plagën e ironisë ai shtoi: “E keqja me ju është se pas qetësimit ia fusni me gjumë, por këtë herë do të jem unë që nuk do ju lë të flini”.
Dhe e bukura është se kryeministri zgjodhi ti thoshtë këto fjalë para studentëve gjirokastritë që vërtet ishin në gjumë edhe kur të ngjashmit e tyre dolën rrugëve pasi u etiketuan si ngelësa që nuk meritonin tarifa më të ulta në kurriz të pjesës tjetër të popullsisë.