TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konstituohet Këshilli bashkiak i Kamzës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa Rakip Suli u betua si kryebashkiak i ri.
Ceremonia u krye në shkollën “Hillary Clinton”. Në fjalën e tij të parë si kryebashkiak, Suli tha se kjo ditë shënon një moment kthese për Bashkinë e Kamzës.
“Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne.
Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur.
Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës”, tha Suli.
Ndërkohë kryebashkiaku Xhelal Mziu deklaroi se nuk do ta lirojë zyrën. Ai i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të dalin në protestë përpara Bashkisë për të mos lejuar sipas tij, uzurpimin e institucionit.
Këshilli bashkiak përbëhet nga 41 anëtarë: 40 anëtarë Aleanca për Shqipërinë Europiane, 1 Bindja Demokratike. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, Ervin Bushati dhe Aldrin Dalipi.