TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eduart Ndocaj, i mbiquajtur, Kaubojsi, ka publikuar një sërë grafikësh, të cilat ai i përdor si prova, për vjedhjen e votave të partisë së tij, PBDKSH. Ndocaj gjithashtu kritikon ashpër ambasadorin e OSBE-së, duke e pyetur nëse e zë gjumi natën për këtë masakër.
Provat e paraqitura prej Kaubojsit:
Ja vjedhjet e votave qё na janё bёrё nё qarqet e Shqipёrisё!
SHPERNDAJENI!
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Fatkeqёsisht nuk kam mundur tё siguroj rezultatin pёrfundimtar tё votave tё marra nga PBDKSH, por, siç duket edhe nga grafiku, ёshtё bёrё njё vjedhje spektakolare.
Nuk janё numёruar as 15% tё votave dhe mua mё rezultojnё tё vjedhura 3749 vetёm nё katёr qytete (Tiranё, Durrёs, Lezhё, Dibёr). Saktёsisht, ai rezultat vjen nga pak kuti tё numёruara. Janё akoma 1214 kuti te panumёruara vetёm ne qytetet e lartpёrmendura.
Nё fotot e tjera paraqiten rezultatet live nё numёrim dhe rezultatet pёrfundimtare. E megjithatё, pavarёsisht kёsaj paturpёrsie, OSBE me nё krye z. Bernd Borshard i ka çertifikuar zgjedhjet si tё rregullta, duke manipuluar kёshtu opinionin ndёrkombёtar.
Ndёrsa tani qё dolёn pёrgjimet, justifikohen se i kanё çertifikuar meqё janё bёrё padrejtёsi nga tё dy anёt… Pra, ka vjedhur e ka blerё edhe PD, edhe PS.
Po pёr partitё e vogla kush mendon z.Borshard?! Ku ta kёrkojmё drejtёsinё ne?! Po shqiptarёve pse nuk u tregon si i ke vrarё e varfёruar pёr gjithё kёto vite?!
Meqё e di shumё mirё qё pёr kёtё nuk tё intereson aspak, mё mirё po tё pyes pёr gjёra tё tjera. Sa ju kanё paguar z.Borshard?! Çfarё ju kanё premtuar?! Na trego çfarё do i vjedhin prapё Shqipёrisё pёr t’ua dhёnё juve?! A ju zё gjumё rehat z.Borshard? Si keni mundur tё lini nё skamje njё popull tё tёrё? A e kuptoni qё ju keni legalizuar mafjen e ndёshkuar njerёzit e drejtё e tё ndershёm?
Ju, jeni armik i demokracisё nё kёtё vend zotёri! Ju meritoni tё dilni para drejtёsisё e tё paguani pёr vuajtjet e njё populli tё tёrё. Ju nuk pёrfaqёsoni Europёn e vlerave! Ju jeni fytyra mё e shёmtuar e saj.
/TPZ.AL/
