TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merkato e bujshme e Partisë Socialiste.
Një deputet fort i ditur dhe fort i mençur, i është shtuar orët e fundit, grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ky është, ish kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici.
Bici u bë deputet i PDIU-së, pas largimit të Aqif Rakipit, të cilin e kapi ligji i dekriminalizimit.
E vetmja ngjarje, ku Dritan Bici, ka lënë përshtypje të paharrueshme, jo vetëm në Gramsh por edhe më gjerë, është Marsi i vitit 2013. Të rriturëve dhe të parriturëve, ju ka mbetur në kujtesë, ajo ditë kur Bici hyri me makinë në fushën e futbollit gjatë takimit, Gramshi – Mamurrasi dhe u përpoq të shtypte arbitrin e ndeshjes.
Pas procedimit penal, gjykata e Elbasanit e dënoi me një muaj e gjysmë burg, e konvertuar kjo me gjashtëdhjetë orë punë publike. Megjithatë, sot, pas bashkimit me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Dritan Bici, mund të quhet deputeti më pak i inkriminuar në rradhët e kësaj partie.
/TPZ.AL/