TEJ E KETEJ, 21 Shkurt 2019, 13:31

Avokati i ditur Ngjela: Politika amerikane do të fillojë proceset penale në Shqipëri...

Avokati i ditur Ngjela: Politika amerikane do të fillojë proceset

Siç e kemi thënë, avokati edhe shumë i njohur edhe shumë i ditur, Spartak Ngjela, vijon të zbardhë proceset politiko-juridike që do të ndodhin në Shqipëri dhe rolin e amerikanëve në këto procese.

Sipas, avokatit të ditur, së shpejti politika amerikane do të fillojë proceset penale, ndaj opozitës, por edhe mazhorancës.

Rrëfenja e avokatit Ngjela, mbi plotësimin e vakancave në parlament, korrupsionin dhe amerikanët: 

Çfarë pritet nesër?

Njëlloj si pesë ditë më parë: dështim i korrupsionit.

Po politika amerikane?

Ajo e kupton që nesër fillon procesi i largimit nga Parlamenti i të revoltuarëve të korruptuar.

Po pas kësaj?

Menjëherë fillon numuri i plotë i Parlamentit të Shqipërisë për të mbyllur reformën me vota të plota.

Janë deputetët që nuk do ta dorëzojnë mandatin; dhe që do të qëndrojnë në Parlament. Sigurisht që nuk mendohet të jenë pak.

Po më pas?

Do plotësohet legjislacioni i plotë për Reformën në Drejtësi me numurin e nevojshëm në Parlament.

Po më pas?

Institucionet e reja, të drejtuara nga politika amerikane, do të fillojnë proceset penale. Kështu që, opozita e korruptuar, sipas skemës ndërkombëtarë, vetëshpejton reformën kundër vetes.

Por, goditje penale do të jetë kundër gjithë klasës politikë të korruptuar: edhe majtas, edhe djathtas.

Këtu realisht, pas 100 vjetësh, fillon rizgjimi i drejtësisë shoqërore në Shqipëri.

Kjo pritet të ndodhë, nëse do të ndërhyjë politika amerikane për t'i shpëtuar edhe një herë - Shqipërinë dhe shqiptarët. Të shohim.

/TPZ.AL/