TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati, siç e kemi nënvizuar vazhdimisht, edhe shumë i ditur edhe mjaft i mençur, ka bërë një reagim nga ato që di t'i bëjë vetëm ai, në lidhje me djegien e mandateve nga opozita.
Ai thotë se, duhet të ketë zgjedhje të pjesëshme, por gjithçka do të varet nga qëndrimi amerikan.
Ja pjesët më të rëndësishme të postimit të tij:
l.
I rëndësishmëm do të jetë tani qëndrimi amerikan. Mendimi i politikës perëndimore është që të fillojnë zëvendësimet me deputetët e listave të PD dhe LSI. Kjo duket se mund të ndodhë po të ndërhyjë me forcë edhe politika amerikane. Nën këtë presion kuptohet se zëvendësuesit do të hyjnë në Parlament. Kjo, sepse pritet që politika amerikane të hapë letrat për ta quajtur lëvizjen e opozitës për lënien e mandateve
si një lëvizje antiperëndimore. Pas një deklarate të tillë, të gjithë zëvendësuesit kuptohet se nuk mund të mospranojnë mandatet.
Ky akt, e mbyll situatën, dhe i eliminon në grup të gjithë të korruptuarit e PD dhe LSI.
ll.
Në fakt Berisha gaboi. Tani ai nuk kthehet dot më në Parlament. Kurse Rama kuptohet se ndërkohë do t'i nënshtrohet fatit të tij brenda Reformës në Drejtësi, sepse nuk e destabilizuan dot Shqipërinë, megjithëse 41 deputetë të Partisë Demokratike "ranë dëshmorë" për kauzën e destabilizimit.
Por, nëse politika amerikanë nuk bën presion, atëherë juridikisht, duhet të ketë zgjedhje të pjesëshme për vakancën parlamentare, dhe kjo do të ishte pastaj një rikrijim politik në Shqipëri. Të shohim.