TEJ E KETEJ, 19 Shkurt 2019, 21:39

Rrëshqet përfundimisht avokat Ngjela: Kush nuk futet në parlament nga lista, hyn në burg

Rrëshqet përfundimisht avokat Ngjela: Kush nuk futet në parlament

Avokati mjaft i njohur dhe mjaft i ditur, Spartak Ngjela, ka deklaruar se të gjithë deputetët që janë në listë, poshtë deputetëve aktualë të Kuvendit që do të lënë mandatin, duhet të futen patjetër në Kuvend, ndryshe do të përfundojnë në burg.

Avokati, mjaft i irrituar, iu drejtua edhe Rudina Xhungës, duke i thënë se nuk e njeh procedurën.

"Ti nuk kupton procedurën, e kupton procedurën ti? Nuk e kupton. Edhe 90% e atyre që janë në parlament nuk e kuptojnë procedurën", tha avokati, duke këmbëngulur, që e gjithë lista e deputetëve pasardhës, do të përfundojnë në burg.

/TPZ.AL/