AKTUALITET, 5 Mars 2018, 19:20

Kapen 45 kg kanabis në Qafën e Muzinës, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra

Kapen 45 kg kanabis në Qafën e Muzinës, arrestohet

Sapo janë kapur 45 kg marijuanë në Qafën e Muzinës në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Sarandës. Operacioni i ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës përmes sektorit kundër lëndëve narkotike në Drejtorinë Vendore. Mjeti tip Mercedez Benz me targa AA885TT është kapur teksa transportonte 45 kg marijuanë. Transportuesi Ermal Kacaj 30 vjeç me pseudonimin Kule nga Gjirokastra është arrestuar menjëherë. Ngelet mister origjina e drogës.