TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Argjentina është në kaos të plotë pas humbjes me Kroacinë dhe tifozët kanë masakruar atë që cilësohet si personazhi kryesor i kësaj katastrofe, trajnerin Horge Sampaoli. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, trajneri u largu ame vrap drejt dhomave të zhveshjes, pasi ishte bërë objekt fyerjesh dhe sulmesh nga tifozeria argjentinase.
Në minutat e fundit, përveç vërshëllimave, nga tribunat ku gjendeshin tifozët argjentinas filluan koret fyese kundër tij dhe më vërshëllimën përfundimtare që dekretoi humbjen 3-0 ndaj Kroacisë, në stadium dëgjohej vetëm një kor i lartë fyerjesh ndaj trajnerit.
Një tifoz argjentinas goditi me një shishe nga tribuna teknikun, i cili u largua me shpejtësi, ndërsa më pas filluan thirrjet për shkarkimin e tij nga drejtimi i skuadrës e cila ka zhgënjyer plotësisht në këto dy ndeshje dhe me të drejtë rrezikon eliminimin nga Botërori.