SPORT, 21 Qershor 2018, 23:03

Arkitekti i Kroacisë magjepsëse, Daliç: I bëmë 3 gola Argjentinës, tani nuk i frikësohemi askujt

Arkitekti i Kroacisë magjepsëse, Daliç: I bëmë 3 gola

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, u duk entuziast pas fitores së pastër, 3-0 ndaj Argjentinës, dhe deklaroi se tashmë që arriti një objektiv, duhet që grupi të qëndrojë i përulur, për të ecur akoma më përpara.

“Sot djemtë ishin fantastikë, grupi ishte kompakt në fushë. Ne ia dolëm t’i shënonim 3 gola Argjentinës, tani nuk kemi frikë asnjë tjetër. Objektivin tonë të parë e arritën me kualifikimin, tani duhet të qëndrojmë të qetë, të përulur, të disiplinuar dhe ajo që ka më shumë rëndësi, të uritur për më tepër. Vetëm kështu mund të ecim përpara. Jemi 22 lojtarë fantastikë” – deklaroi trajneri Zlatko Daliç.