TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Rusisë dhe Uruguajit është Franca skuadra e tretë që ka siguruar kualifikim në fazën tjetër të Botërorit, pasi mposhti edhe Perunë me një gol të shënuar nga Mbappe.
Franca dominoi takimin të paktën deri në minutën e 34 kur Mbappe e dërgoi topin në rrjetë.
Në vazhdim, skuadra e drejtuar nga Deschamps më shumë u mundua të mbrohej se sa të shënonte golin që do të vuloste rezultatin.
Megjithatë goli i sulmuesit të PSG ishte i vetmi në këtë ndeshje dhe i mjaftoi francezëve për të siguruar kualifikimin për në fazën e 1 të 16-tave.
Franca tashmë është në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Danimarka me 4 pikë dhe ndeshja e fundit do të jetë vendimtare për vendosje e skuadrës së parë në grup, megjithëse danezët ende nuk janë matematikisht të kualifikuar.