TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Beratit informon se në pranga ka rënë Emiljano Hysenbelli i cili konsiderohet dhe si poseduesi i 19.3 kg lënde narkotike e dyshuar Canabis Sativa. Në njofitmin e policisë thuhet se: "Emiliano Hysenbelli, 24 vjeç, banues në Pronovik, Poliçan, i dënuar më parë ishte shpallur në kërkim në datë 22.09.2015, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Nr 25 ka dhënë për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", pasi dyshohet se është poseduesi i 19.3 kg lënde narkotike e dyshuar Canabis Sativa Lënda narkotike është gjetur në datë 17.09.2017 në magazinat e shtetasit A.Z, në qytetin e Policanit."
Zotkaj atëherë mohoi para gjykatës që të kishte pasur dijeni për drogën.
Së bashku me Artur Zotkaj u ndaluan edhe Kreshnik Hysenebelli, 24 vjeç, banues në Poliçan, Abedin Nurellari, 38 vjeç, banues në Poliçan, Destared Allko, 23 vjeç, banues në Skrapar
Aktualisht hetimet vazhdojnë ndërsa Zotkaj po hetohet në gjëndje arresti shtëpie.