AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 14:06

Vasili pyetet për Rehovicën: Deputeti do të flasë vetë/VIDEO

Vasili pyetet për Rehovicën: Deputeti do të flasë

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të LSI, është shprehur sot lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të LSI-së, Gledion Rehovica.

Vasili tha se nuk kishin marrë njoftim zyrtar, por e kishin mësuar nga mediat; megjithatë, kërkesa kishte disa paqartësi dhe për çështjen do të prononcohej vetë z. Rehovica.

Vasili dha një konferencë shtypi në selinë e LSI-së, ku i pyetur çështjen e mandatit të Rehovicës, tha:

"E kam dëgjuar nga medias sepse nuk kemi njoftim zyrtar. Besoj se z. Rehovica do ta sqarojë vetë situatën sepse ka momente që nuk janë shumë të qarta. Në ditët në vijim, z. Rehovica do të jetë në dispozicion të medias dhe procedrave në KQZ. Momentet e paqarta do t'i sqarojë z. Rehovica se kanë të bëjnë me një person shumë konkret. Nuk është ndonjë çështje shumë e rëndësishme."

Pyetjes, "a keni pasur ndonjë takim, kontakt me deputetin tuaj", Vasili iu përgjigj sërish: "Çfarë ju thashë është pozicioni im".

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1800349926931498/