AKTUALITET, 12 Prill 2018, 16:46

Kallëzimi për tjetërsim prone ndaj deputetit socialist, Krimet e Rënda nisin verifikimet

Kallëzimi për tjetërsim prone ndaj deputetit socialist, Krimet e
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin për kallëzimin e shtetases Irini Bua e cila ka kallëzuar deputetin e Partisë Socialiste Alket Hyseni për tjetërsimin e pronës në bregdetin e Jugut.

Hetuesit mësohet se kanë marrë materiale nga Hipoteka e Vlorës dhe gjithashtu vendimet e gjykatave për pronën e diskutuar.

Sipas kallëzimit të depozituar në prokurorinë e krimeve, Bua pretendon se me anë të tjetërsimit të dokumentacionit të pronësisë asaj i janë marrë 11 mijë m2.