AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 16:52

Thaçi takon Trump në Paris: Mora mbështetjen e presidentin amerikan për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar në Pallatin Elysee në Paris presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-ve në drejtim të konsolidimit të shtetit të Kosovës. Lajmin e jep vetë Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale ku publikon edhe foton e takimit, ndërsa shkruan se shefi i Shtëpisë së Bardhë mbështet arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

"Në Paris takova presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ne në Kosovë jemi dhe do të mbetemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan", shkruan Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës.