AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 17:47

“Shpërthen” Grezda me fanellën e Rejnxhërsit, dy gola dhe një asist

“Shpërthen” Grezda me fanellën e Rejnxhërsit, dy gola

Takimi mes Rejnxhërsit dhe Modheruell sheh dhe sulmuesin shqiptar, Eros Grezda ta nisë ndeshjen titullarë, për herë të parë në kampionat që transferimi i tij në Skoci.

Sulmuesi kuqezi ishte i pranishëm dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes krah trajnerit Xherrard dhe aty u la të kuptohej se Grezda do të ishte titullar kundër Modheruell.

E pikërisht kështu ka ndodhur dhe sulmuesi 23-vjeçar është aktivizuar në rolin e tij natyral, në krah të majtë të sulmit. Ky është shansi i artë i Grezdës dhe vendi i tij në formacion u bë i mundur pas disa dëmtimesh dhe Grezda e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e Stiven Xherrard. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola dhe asistoi një nga golat e skuadrës së tij, që shpartalloi skuadrën e Modheruell me rezultatin 7-1.