TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i pëlqen fakti kur i lë të tjerët ta presin atë. Kështu ndodhi edhe gjatë ceremonisë kryesore të festimeve të 100-vjetorit që nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, që u zhvilluan sot në Paris.
Ai erdhi i fundit, dhe pasi përshëndeti liderit e Francës dhe Gjermanisë me duar, ai i buzëqeshi në mënyrë të veçantë Donald Trumpit, duke ngritur gishtin e madh në shenjë aprovuese.
Rreth 70 liderë po marrin pjesë në njëqind vjetorin e armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez.
Të pranishëm janë edhe presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi.
Lufta e Parë Botërore, 1914-1918, shkaktoi rreth 10 milionë viktima.
/TPZ.AL/
