AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 12:05

Maqedonia e Veriut në NATO, Meta: Vendimi i duhur në kohën e duhur!

Maqedonia e Veriut në NATO, Meta: Vendimi i duhur në kohën e

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Përmes një postimi në facebook, Meta e konsideron nënshkrimin e protokollit si vendimin e duhur në të marrë në kohën e duhur.

Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO!

Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.

Vendimi i duhur në kohën e duhur!” – shkruan Meta në facebook.