AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 23:20

Juventusi eliminon Xhenona dhe gjen në çerekfinale Torinon

Juventusi eliminon Xhenona dhe gjen në çerekfinale Torinon

Juventusi u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasiu mundi 2-0 Xhenoan, në ndeshjen e vlefshme për një të tetat.

Dibala në të 42’ dhe Higuain në minutën e 76-të ishin autorët e dy golave.

Në çerekfinale, në ndeshjen me një takim, bardhezinjtë do të ndeshen me Torinon, më 3 janar 2018.

Torino mposhti po sot Romën me rezultatin 2-1. De Silvestri (39') dhe Edera (75’) realizuan për torinezët, Shik shënoi për Romën në të 40’

TPZ.AL