LIFESTYLE, 26 Prill 2020, 08:33

“Jam mbyllur“, Elvana Gjata shmang pyetjen pikante të Ledri Vulës… me kë është në karantinë këngëtarja?

“Jam mbyllur“, Elvana Gjata shmang pyetjen pikante të Ledri


Këngëtarja Elvana Gjata që prej dhjetorit ka evituar ccdo dalje publike apo intervistë. Por tashmë kohërat kanë ndryshuar e ajo ka vendosur që komunikimin publik ta realizojë përmes livestream.

Sot, Gjata ishte Live në Instagram me Ledri Vulën, ku nuk munguan edhe pyetjet me spec. Ledri e pyeti Elvanën “A je në Tiranë?“ Por ndryshe nga cc’mund të prisnin fansat…ajo e mbajti sekret! “Thjesht jam mbyllur”, tha Elvana, duke ngritur dyshime se më kë dhe ku i po kalon këto kohë.

Gjata ka qenë në qendër të lajmeve rozë vitin që shkoi për lidhjen e saj me biznesmenin Ervin Mata. Por që prej ngjarjes në ish-bllok, Elvana u raportua se ishte ndarë. Postimet dhe dyshimet vijojnë dhe mesa duket Elvana di ta menaxhojë mjaft mirë diskrecionin e jetës së saj private.