LIFESTYLE, 24 Prill 2020, 17:53

I ati mjek në Itali, Kiara Tito në panik gjithë kohës: Meraku më i madh, është teknik i respiratorëve, shkon i stresuar në shtëpi…

I ati mjek në Itali, Kiara Tito në panik gjithë kohës:


Kiara Tito ka rrëfyer se meraku më i madh gjatë kësaj kohe që ndodhen në karantinë, është babai i saj. Pak ditë më parë ajo postoi një foto në rrjet sociale, ku tregonte se i ati ishte në vijën e parë të frontit më lufën kundër Covid-19 në Itali.

E ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, Kiara Tito rrëfeu se ndodhej e frikësuar gjatë gjithë kohës për babain e saj, që kishte kontakte me pacientë të infektuar.

Moderatorja Tito tregoi gjithashtu se edhe i ati ishte i ngarkuar emocionalisht, dhe i stresuar nga gjithë kjo situatë.

“Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit”,- u shpreh Kiara Tito në lidhjen direkte me Rudina Magjistarin.

https://youtu.be/APWIWVnYUek