LIFESTYLE, 24 Prill 2020, 15:39

Endrit Thaçi uron Presidentin për ditëlindje: Je në zemrën e një populli të tërë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e tij të 52-të.

Në këtë ditë të veçantë për të, ai ka marrë edhe një urim nga djali i tij i vetëm, Endriti.

Përmes rrjeteve sociale, ku edhe ka publikuar një fotografi me presidentin, Endriti e ka quajtur Thaçin, “shkëmb, të patrembur dhe shtyllë mbështetëse”.

Shkëmb babë. Gur i palëvizshëm, i patrembur, shtyllë pa të cilën kulmi nuk qëndron. Gjithmonë në zemrën time dhe të nanës – dhe një shteti të tërë. Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai.

Presidenti i Kosovës, kohët e fundit ka pasur disa probleme me veshkat, ndërkohë që dje ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e gurëve.

Nga presidenca kanë bërë me dije se, gjendja e tij shëndestore ështe e mirë dhe se operimi ka përfunduar me sukses.