LIFESTYLE, 24 Prill 2020, 12:13

“U desh t’i jepja fund për të shpëtuar…”, Dafina Zeqiri befason me rrëfimin! Ndahet nga Dj Geek dhe tregon arsyen pse e bëri

“U desh t’i jepja fund për të


Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes së saj me Dj Geek, pak kohë pasi bëri publike historinë e dashurisë.

Në një rrëfim për revista “Story” Dafina Zeqiri ka deklaruar se e ka ndërmarrë këtë hap, pasi vendosi se puna në ekip është më e rëndësishme se sa lidhja. Me sa duket marrëdhënia mes tyre paska penguar bashkëpunimin në grup.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, – është shprehur Dafina Zeqiri.

Ndërkohë duket se ‘mallkimi’ i ndarjeve ende pa filluar mirë, e ka ndjekur Dafina Zeqirin, pasi disa kohë më parë rrëfeu se nuk kishte dëshirë t’i bënte publike lidhjet e saj, sepse ndodhte që sapo i zyrtarizonte merrnin fund, gjithmonë. E me sa duket kështu ndodhi dhe me romancën e saj me Dj Geek.