TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë në Durrës, fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Lokali, në pronësi të R.Balla dhe E.Ballës, ka qenë i mbyllur në orën 05:00 kur ka ndodhur shpërthimi.
Sipas burimeve, të dy kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa nuk rezultojnë as me precedent penal.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.