LIFESTYLE, 25 Prill 2020, 13:05

“Ende më del zemra vendit për ty babush”, në 60-vjetorin e lindjes Agron Llakaj emocionohet nga letra e së bijës: I falem Zotit që jam gjaku yt

“Ende më del zemra vendit për ty babush”, në

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, Agron Llakaj ka festuar 60-vjetorin e tij të lindjes në karantinë. Por, mes shumë urimesh për artistin, vëmendjen ka rrëmbyer letra e së bijës, që ka dhuruar emocione të veçanta për Agron Llakajn. Duke qenë e pamundur për ta uruar së afërmi, për shkak të distancimit social që duhet respektuar, vajza e Agron Llakajt, Alkida, ka zgjedhur fjalët më të bukura për të përcjellë dashurinë e saj për të atin. “Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të rendja edhe këmba-dorës pa u lodhur, ashtu si dikur fëmijë 2 vjeç rendja vrullshëm e me zemrën që me dilte vendit nga gëzimi, sapo dëgjoja derën të hapej e ti të vije nga Tirana e largët për të gëzuar pak ditë me ne… Por sot babushi im s’mundemi t’a festojmë ashtu siç kishim thurrur plane pa fund sëbashku, distancën nuk e kemi më kilometrike por sociale. Me shpresën se ditë më të bukura do të vijnë dhe ne do të festojmë të gjithë bashkë ditëlindje pa fund deri në ditëlindjen e tënde të 100! Nuk gjej fjalë mjaftueshëm për të të shprehur gjiiiiithë çfarë kam në zemrën qe ende me del vendit për ty; Nuk gjej fjalë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë sakrificat e tua deri në vetëmohim; nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të të them sa krenare jam për njeriun mrekulli që je ti…Sot dua si për çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im! Gëzuar ditëlindjen e 60 babushi im!”- shkruan Alkida. Artisti ka marrë njëkohësisht dhe një surprizë ditën e djeshme nga stafi i tij. Ata e kanë surprizuar me tollumbace duke i kënduar këngën e ditëlindjes, ndërsa Agron Llakaj ka mbetur i përlotur.
 
View this post on Instagram
 

Faleminderit stafi i #alpazar ??

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on