LIFESTYLE, 24 Prill 2020, 18:18

“Të nxjerr qumështin e nënës nga hundët”, Fjoralba Ponari tregon anën e saj të errët: Jam një hakmarrëse e ftohtë, mos më bëfsh keq….


Moderatorja e Top-Channel, Fjoralba Ponari ka treguar së fundi që ka edhe një anë të errët në karakterin e saj, që e balancon. Nëpërmjet statuseve në Instastory, Ponari u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj, dhe një prej tyre ka dashur të dijë edhe anën negative të moderatores.

“Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon,”- shkruan ndjekësi/ja.

Në përgjigjen e saj, moderatorja shkruan se është një hakmarrëse shumë e keqe të më mirë do të ishte të mos i bëje keq, sepse ajo është e aftë të të nxjerrë qumështin e nënës nga hundët.

“Jam një hakmarrëse gjakftohtë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe!”– shkruan Ponari.