LIFESTYLE, 24 Prill 2020, 12:14

Alban Musa tregon arsyen e largimit, pas lajmit të Report Tv


Moderatorët e emisionit “Rreze Dielli” janë larguar në mënyrë të befasishme nga Report TV. Disa javë më parë u largua fillimisht Alban Musa, por duket se është ‘dorëzuar’ dhe moderatorja Suada Daci, duke zgjedhur gjithashtu të lerë në mes emisionin “Rreze Dielli” dhe të largohet nga Report Tv.

Menjëhërë nisën të qarkullonin zëra, se mes drejtuesve të emisionit dhe atyre të televizionit kishte pasur konflikte, të cilat më pas ishin bërë shkak për largimin e dy prezantuesve.

Por, një  kundërpërgjigje për moderatorët  ka  ardhur  nga përgjegjësit e Report Tv, të cilët shpjegojnë arsyet e këtij largimi të menjëhershëm të Alban Musës nga emisioni “Rreze Dielli”. Sipas tyre, moderatori është larguar për shkelje të rënda ndaj masave higjenike të vendosura në televizion pas shpërthimit të epidemisë së Covid 19, duke vënë në rrezik jetët e stafit të pranishëm në emision, por edhe  të gjithë televizionit.

Kjo gjë duket se ka detyruar moderatorin të reagojë sërish, madje duke ironizuar drejtuesit.

Reagimin e tij mund ta lexoni më poshtë: