TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku Roland Xhaxho, ishte një nga ‘bluzat e bardha’ të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Gjatë një interviste me “Fax News”, mjeku reanimator foli edhe për gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga koronavirusi.
Xhaxho tha se, për shkak të virusit, i ishte ndërprerë oreksi si dhe kishte humbur pothuajse 12 kg nga pesha e tij.
“Gjendja ime po shkon drejt përmirësimit në mënyrë graduale, duke e rimarrë veten nga ana fizike gjithmonë e më mirë.
Duke qenë mjek reanimator dhe duke i njohur komplikimet, për mua ishte e papritur, por ja që ndodhi.
Ditët e para, tek unë u shfaq me temperaturë, më pas me humbjen e oreksit. Kam humbur rreth 12 kg.
Ditët e para nuk kisha një rënie të peshës, por proceset që kishte mbi organizmin tim virusi bëri që të humbisja peshë, pavarësisht se oreksi m’u rikthye. Besoj javën tjetër do të rikthehem në punë,”- tha Xhaxho.
Më herët, nga COVID-19 u shërua edhe mjeku, Dhimitër Kraja. Doktor Luli, siç i flasin miqtë e pacientët, u kthye sërish pranë spitalit Infektiv për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.