Një shpërthim tritoli është dëgjuar në lagjen “28 nëntori” të Vlorës mbrëmjen e djeshme. Lënda shpërthyese ishte vënë në hyrje të një dyqani që shiste mobilie të përdorura.
Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Raportohen vetëm dëme materiale. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes që shihet edhe në këtë video..