LIFESTYLE, 11 Tetor 2017, 10:50

Të përdorësh flokët për veshje. Ja me çfarë i ka rritur?

Malgorzata Kulczy ka rritur flokët për vite me radhë dhe i ka aq të gjata sa mund të mbështillen rreth trupit të saj si një fustan.

32-vjeçarja, e cila jeton në lindje të Londrës dhe planifikon të studiojë teknologjinë informative, i mban flokët e saj në gjendje të mirë duke mos i prerë që në shtatorin e vitit 2015.

Ajo tha: "Nuk mund ta shoh veten kurrë me flokë të prera. Unë nuk mund ta imagjinoj veten me flokë të shkurtëra , askush nuk do të më njohë. Unë kudo që shkojë unë njihem për flokët e gjata. Njerëzit janë aq pozitivë për këtë, saqë kudo që të shkoj, ato buzëqeshin dhe më përgëzojnë. "

Recetat që ajo përdor janë të ndryshme si: vaj kokosi, me të cilin e lyen 30 minuta para se të bëjë larjen me shampo.