LIFESTYLE, 11 Tetor 2017, 11:24

Zhveshje, seks në publik dhe kokainë – brenda botës së errët të Oxford & Cambridge (Foto)

Universitetet e Oxford dhe Cambridge, janë nga më të preferuarit dhe më prestigjozët në botë, ndaj edhe tarifa e studimit në ta, nuk është e përballueshme nga të gjithë. Gjithsesi, krahas prestigjit dhe cilësisë së mësimdhënies, këto dy universitete kanë edhe anët e tyre të errëta, të cilat i tregon ish studentja Elizabeth Day. Në rrëfimin e eksperiencave të saj, Day tregon shthurjen e studentëve të pasur, të cilët studiojnë në këto universitete dhe se jo çdo gjë është ashtu siç përshkruhet.

 

‘Festa organizoheshin çdo natë dhe shthurja në to ishte diçka e përhershme e studentëve të pasur, që kërkonin dëshpërimisht të argëtoheshin. Në rrugë shikoje studentë të Shkencave të Natyrës, që hiqnin rrobat nga trupi, në mënyrë aspak të natyrshme. Diku më tutje të kapnin sytë një çift studentësh që zhvishnin njëri-tjetrin në mënyrë shumë pasionante, ndërsa kokaina ishte një mall që nuk mungonte asnjëherë’, tregon ish studentja.

Elizabeth tregon sesi sallat e shenjtëruara, të cilat dikur frekuentoheshin nga kryeministrat dhe mbretëreshat, shndërroheshin në skena të ekspozicionit të paturpshëm të lakuriqësisë, që gjithmonë ishte e pranueshme.

Burimi: The Sun,  Përgatiti: TPZ.AL

[gallery ids="6695,6693,6692,6691,6690,6689,6688,6685,6686,6683,6682,6680,6681,6694,6684,6696,6687"]