TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur po flitet gjithnjë e më shumë se policia ka vënë në fre krimin dhe se tashmë Shqipëria do dalë nga lista e vendeve që trafikojnë drogë, në mes të Tiranës, në mes të ditës dy persona qarkullojnë me më shumë se 1 kilogram kokainë.
Droga kap në treg vlerën prej rreth 100 mijë eurosh.
A mund të quhet sukses i policisë së Tiranës arrestimi i dy personave që trafikojnë drogë?!
Po çvlerë ka ky arrestim, kur janë kapur vetëm shpërndarësit dhe jo i gjithë zinxhiri.
Policia thotë se i ka mbajtur nën vëzhgim të arrestuarit, por nëse do të ishte kështu pse nuk u kapën ata që ua shitën drogën 2 të arrestuarve; pse nuk u arrestuan ata të dorës së dytë që do e shisnin drogën me doza?
Ne njoftim thuhej se droga do të shpërndahej në zonën e ish-Bllokut. Kush janë lokalet e natës që tregtojnë drogë? Sa muaj e vite u bënë që policia nuk po guxon më të futet nëpër lokale për kontroll.
Më shumë se sa një pune e mirë policore, kjo që u bë publike sot nga policia është një reklamim i shoqëruar me një video të montuar.