AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 14:46

E quajti "spiun të agjenturave të huaja", Berisha nxjerr mesazhin e oficerit madhor

E quajti "spiun të agjenturave të huaja", Berisha nxjerr

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi një mesazh në faqen e tij në Facebook, një mesazh të një oficeri madhor, ku sipas këtij të fundit, kryenegociatori teknik në marrëveshjen e Detit me Greqinë është bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja.

Ja mesazhi i plotë:

 

Detin me Greqine, me urdher te Rames, e ndau nje spiun!

Oficeri madhor dixhital denoncon:

Praktiken e ndjekur per marreveshjen e detit.

Largimin nga Forcat e Armatosura te kryenegociatorit teknik te marreveshjes se detit, Artur Muçollarit si bashkepuntor i sherbimeve te huaja.

Lexoni mesazhin e oficerit madhor dixhital. sb

“Z.Berisha,

Kjo photo "demaskon" qasjen se në Korcë (dhe jo vetëm): "janë zhvilluar "VETËM !!" negociata politike/diplomatike"???!

2. Kështu, përfshirja e ushtarakut ((pa Integritet) në takimin e Korçës (dhe jo vetëm) konfirmon se janë zhvilluar negociata teknike!!!

= Parë kështu, kërkesa për "Plotfuqishmëri" është: "për të noterizuar negociatat e zhvilluara në mungese të legjetimitetit..." !!!!!!

3. Nē dijeninë zyrtare, Z. Mecollari ështē larguar (dhe nuk e ka kundershtuar!!!) nga FA me një praktik institucionale që konfirmonte përfshirjen e Tij në sherbim të sherbimeve të huaja të Inteligjencës!

= Prajtika është e administruar në Sherbimin Informativ Ushtarak, e realizuar me vendim të Prokurorit të Pergjithshem.

Në përmbledhje, gjykoj se ky rast ka peshë kritike për tu konsideruar!!”