AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 23:40

Kush është Ministri që ka bërë ndërhyrje në nofull?

Në emisionin "Zonë e Lirë" ishin të ftuar dy mjekë kirurgë, të Spitalit Amerikan, ortopedë dhe maksilofacioal. Gjatë intervistës, drejtuesi Arjan Çani, pyeti njërin prej mjekëve, nëse kishte kryer një ndërhyrje në nofull, tek një Ministër aktual i qeverisë.

"Po, e kam kryer këtë ndërhyrje, por nuk dua ta bëj publik emrin e këtij Ministri" - u shpreh mjeku.

Tpz.al mëson se është Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ai i cili ka bërë një ndërhyrje në nofull. Pak kohë më parë, në muajin korrik, Ahmetaj pësoi një aksident të rëndë në rrugën Tabanocë - Kumanovë, me një automjet tip Range Rover.

Makina u rrokullis disa herë, por fatmirësisht Ministri i Financave Ahmetaj pësoi vetëm lëndime. Përveç ndërhyrjes në nofullë, Ahmetaj i është nënshtruar disa operacioneve të tjera, ndërsa tani duket se shëndeti i tij është i përmirësuar.

/TPZ.AL/

Në foto mjekët që kanë bërë ndërhyrjen tek Ahmetaj

[caption id="attachment_13201" align="alignnone" width="2048"] Ministri i Financave dhe Ekonomise, Arben Ahmetaj, duke hyre ne nje aktivitet ne perkujtim te grupimit te deputeteve opozitare, te cilet u ekzekutuan ne 10 tetor 1947, nga regjimi komunist. Aktiviteti i quajtur "Deputetet per Deputetet", u zhvillua ne sallen e seance plenare ne Parlament. /r/n/r/nMinister of Finance and Economy Arben Ahmetaj, enters in an activity to commemorate the opposition lawmakers who were executed on October 10, 1947, by the communist regime. The activity, called "Deputies for Deputies", took place in the hall of the plenary session in Parliament.[/caption]