TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
LSI ende nuk ka marrë një vendim, lidhur me propozimin e Lulzim Bashës për djegien e mandateve, por një deputet i kësaj partie, Edmond Haxhinasto, është paraqitur ditën e sotme, në komisionin për ekonominë dhe financat.
Kjo është një shenjë, se ka deputetë në rradhët e LSI-së, të cilët mund të mos i binden vendimit të partisë, gjë që shpjegon edhe hezitimin e LSI-së, për të marrë një vendim për djegie mandatesh.
Kujtojmë se Haxhinasto ka qenë ministër i transporteve në qeverinë "Rama 1", kur disa drejtorë rrugësh u përfshinë në skandale korrupsioni.
Vrapimi i zotit Haxhinasto për të marrë pjesë në komision, pa u mbledhur ende grupi parlamentar i LSI-së, tregon se në LSI, mund të ketë "rrjedhje" të kësaj natyre, situatë që nuk po vërehet në PD, ku shumica e deputetëve kanë deklaruar se janë pro djegies së mandateve.
/TPZ.AL/