AKTUALITET, 13 October 2026, 18:13

VIDEO/ Mori zvarrë studentët, deputeti Kapri përballet me drejtorin e Policisë së Tiranës: Do të mbani përgjegjësi

VIDEO/ Mori zvarrë studentët, deputeti Kapri përballet me

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është përballur me drejtorin e Policisë së Tiranës Oligert Torba i cili u filmua teksa tërhiqte zvarrë studentët në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale nga deputeti i Mundësia, shihet se Kapri i kërkon shpjegime drejtorit të Policisë përse ai ka marrë zvarrë studentët teksa protestuesit ishin mbledhur para godinës së Ministrisë dhe kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Siç shihet nga pamjet, deputeti Kapri shtyhet nga efektivët e policisë teksa si ndjek drejtorin Torba duke i kujtuar atij përgjegjësinë para ligjit për veprimet e kryera ndaj studentëve.

"Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, tërhoqi personalisht zvarrë studentët gjatë protestës. Ai dhe të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit do të mbajnë përgjegjësi për dhunën joproporcionale të ushtruar ndaj protestuesve!",- thekson Kapri në reagimin e tij.

Kujtojmë që gjatë protestës së sotme policia përdori dhunë ndaj studentëve dhe disa prej tyre u gjakosën dhe u shoqëruan në Komisariat.