TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës, duke kërkuar përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama. Në një reagim publik, Shehaj tha se pamjet e përplasjeve mes policisë dhe studentëve janë të papranueshme dhe se të rinjtë po protestojnë për një të ardhme ndryshe në Shqipëri. “Shikoni pamjet e dhunës brutale të policisë kundër studentëve që protestojnë! Studentët protestojnë sepse duan një të ardhme ndryshe në Shqipëri dhe kjo është përgjigjja që marrin nga Edi Rama. Dhunë nga Policia e Shtetit. Dhunë brutale! Dhunë barbare!”, deklaroi Shehaj.
Ai kërkoi që kryeministri të mbajë përgjegjësi për situatën dhe të largohet nga detyra.
“Kjo është e papranueshme! Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh. Duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën. Duhet të japë sa më shpejt dorëheqjen”, përfundoi Shehaj.