AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 18:37

Ish-sulmuesi i Shpresave shkëlqen në Gjermani, i shënon dopietë Ajntrakt Frankurtit

Ish-sulmuesi i Shpresave shkëlqen në Gjermani, i shënon

Ish-sulmuesi i Shqipërisë U-21, Valmir Sulejmani ka realizuar dopietë në sfidën e sotme ndaj Ajntrakt Frankurtit të vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

Skuadra e tij, Manheim, u mposht me rezultatin 3-5, ndërkohë që shqiptari 23-vjeçar, i surprizoi të gjithë, teksa në minutën e 3-të dhe 11-të, shënoi dopietë në portën e mbrojtur nga portieri Trap.

Pavarësisht disavantazh prej dy golash, Frankfurti arrin të përmbyste gjithçka, falë golave të Kamada, Kostiç dhe tripletës të kroatit Rebiç. Golin e tretë për vendasit e Mnheim e shënoi Mark.

Për sa i përket Sulejmanit, ai është shndërruar në një goleador të vërtet te skuadra gjermane, teksa sezonin e kaluar realizoi 18 gola në 14 ndeshje.