TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatori i emisionit "360 gradë", Artur Zheji, e provokoi ish kryeministrin Berisha duke i thënë se gjithmonë je zënë me kryeprokurorët e vendit. Por ish kryeministri nuk e pranoi duke rrëfyer edhe raportet e tij me 3 kryeprokurorë.
Berisha: Arben Rakipi e hoqëm për të përçarë qeverinë dhe bashkuar opozitën. Asokohe në 2002, në qeveri Ilir Meta nuk e donte Rakipin, kurse Nano po. Bashkuam votat me një pjesë të qeverisë dhe hoqëm Rakipin.
Sollakun e hoqëm sepse nuk lëvizi asnjë dosje.
Vijmë tek Ina Rama, e zgjodhi Bamir Topi. Unë në mënyrë absolute emrin e saj e kam dëgjuar për herë të parë tek Bamir Topi. Në 21 janar, Ina Rama tregoi agjendë politike.
/TPZ.AL/