TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Berisha foli për dorëheqjen e shefit të SHISH, Visho Ajazi Lika, pak muaj më parë. I ftuar tek emisioni "360 gradë", Berisha tha se Visho Ajazi ka bërë një gabim, pasi nuk ka zgjedhur momentin e përshtatshëm për të dhënë dorëheqjen, pasi kishte shumë informacione për Edi Ramën.
Berisha: Visho Ajazi bëri një gabim jo të pranueshëm, në momentin që u largua. Ai u largua pikërisht në momentin kur Edi Ramës, po i tundeshin këmbët. Shefi i SHISH duhet të ketë një mandat të përcaktuar. Nëse Rama do të sillte ligjin për të vendosur mandatin e shefit të SHISH, unë do ta votoja. Unë mendoj se Visho Ajazit i përfundoi mandatin, por ai bëri gabim që iku në këtë kohë. Nëse Visho Ajazi ka bërë marrëveshje për të shkuar ambasador në NATO, atëhere ky është gabim i rëndë.
Ish kryeministri zbuloi edhe njohjen e tij të vjetër me Visho Ajazin.
Berisha: Kam mbi 20 vite që e njoh Visho Ajazin, jam unë që e vura në krye të SHISH.
/TPZ.AL/