TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PS-së Bledi Çuçi komentoi veprimet e opozitës ditën e djeshme dhe protestën e saj kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Ndër të tjera ai justifikoi edhe veprimin e Taulant Ballës, i cili u fotografua duke rrëmbyer kartat e votimit të deputetëve demokrat.
DEBATI
Robert Rakipllari: Jashtë nuk pashë deputetë që dhunonin policinë. Pash përplasje, por jo dhunë nga deputetët ndaj policisë.
Grida Duma: Disa prej emrave nuk kanë dalë që të flisnin me aktivitetit dhe protestuesit. Disa kanë dalë. Unë në titra e kam parë sot. Çështja është që unë dëgjoja në media; tubim i paligjshëm. Ça do thotë? Është një logjikë e përdorur për të intimiduar. Këto metoda nuk na shqetësojnë fare. Protestuesit kanë solidaritetin tonë.
Erl Murati: Duke qëndruar tek veprimi i policisë që ka bërë kallëzim penal, duhet thënë se protesta ishte relativisht paqësore. Nuk pati dhunë, duke u mbështetur dhe tek standardi i protestave që kanë vendosur opozitat në Shqipëri.
Bledi Çuci: Është dhunuar procesi i votimit në Kuvend.
Grida Duma: Dëgjova njërin prej të ftuarve tuaj mbrëmë, se tymueset nuk ishin të forta dhe nuk digjnin. Nuk ishte menduar mirë. Unë nuk do thoja këtë.
Bledi Çuçi: Pamë edhe dy nga përfaqësuesit të LSI që hoqi 5 karta radhë, edhe një tjetër nga PS që hoqi dy.
Grida Duma: Pse nuk u denoncua dhe deputeti socialist?
Bledi Cuçi: Deputeti u detyrua të merrte dy karta për të shprehur mendimin e tij, pasi tek vendet e deputetëve të PD nuk kishte njeri. Ai merr një instrument për të shprehur mendimin e tij.
Grida Duma: Në rastin e dytë (deputeti i PS) i mori dy karta dhe i përdori. Këtë do e kuptojnë qytetarët vet.
Bledi Çuçi: Zonja Marku një gjë është e sigurt, është aty jo për të zhbllokuar por për të mos lejuar bllokimin e reformës. Vendi i mbetur bosh i prokurorit të përgjithshëm duhej zëvendësuar. Ajo do ketë mandat të limituar. Ajo që bëmë ne dje është që nuk lejuam bllokimin e reformës në drejtësi. Reforma do zbatohet, fillon shumë shpejt edhe vettingu. Skam asnjë pengesë.
Grida Duma: E sigurt është që kryeprokuror nuk është emri i kryeprokurores, por Edi Rama. Në momentet që flasim. E sigurt është që prokurori i përgjithshëm, ai që ishte, nuk ka qenë kështu.