AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 22:43

Ish kryeministri italian shpjegon foton me Zani Caushin në 1997

Ish kryeministri italian shpjegon foton me Zani Caushin në 1997

Romano Prodi ka qenë 2 herë kryeministri i Italisë, por më e rëndësishmja ka qenë Presidenti i Komisionit Europian, një nga figurat kryesore në BE dhe një person me influencë edhe në Shqipëri duke filluar nga viti 1997 ku ai vizitoi Vlorën në një moment kritik të shtetit Shqiptar.

Ai gjendet në Tiranë në 20 vjetorin e operacionit ndërkombëtar ushtarak “Alba”, kryesisht i mbështetur nga Italia, që shpëtoi Shqipërinë nga abisi ku ajo po shkonte në vitin e mbrapshtë të 1997-s.

I ftuar në Top Story, ai shpjegoi edhe foton e famshme të bërë me Zani Caushin në 1997.

Gazetari: Shumë veta mendojnë se vizita juaj në Vlorë në vitin 1997 vinte edhe pas një sensibiliteti të shtuar në ngjarjen e Otrantos, kur motovedeta italiane u përplas me një anije shqiptare dhe kjo shkaktojë më pas gati 100 të vdekur. A është e vërtetë?

Romano Prodi: Kur ndodhi ai aksident nga njëra anë kishte dhimbje njerëzore, por ishte edhe një çështje politike që në njëfarë mënyre të ndihmohej procesi i bashkimit. Për mua ishte e natyrshme në shkoja në varrimet në Tiranë dhe të merrja pjesë në dhimbjen e të gjithë vendit. Për mua është një kujtim i largët me pamjet e tmerrshme. Ishte një dhimbje e madhe. Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjën e fajit, por me ndjenjën e një pjesëmarrje të thellë në një fatkeqësi që kishte edhe italianët si protagonistë, por është edhe ndjesi përgjegjësi në ndarjen e kësaj dhimbjeje. Dua ta them që u prita me shumë respekt edhe pse shumë veta nuk ma këshilluan të vija. Ishte një moment shumë i rëndësishëm që më bëri të kuptoj se në këto raste nuk ka rëndësi diplomacia, por ndjenja njerëzore. Por ishte e rëndësishme që të kishte një moment pajtimi që shikonte drejt së ardhmes, jo drejt së shkuarës. Dhe pastaj, marrja pjesë në dhimbje, ndarja e dhimbjes, është e rëndësishme, sepse ishte dhimbje e vërtetë.

Gazetari: Dhe më pas erdhi fotoja e famshme me një nga të fortët, gangsterët e Vlorës në atë kohë, Zani Çaushi. Besoj e kujtoni që është komentuar shumë ajo foto, dhe në fakt ajo foto simbolizonte gjendjen e keqe të shtetit shqiptar që nuk garantonte dot as sigurinë e kryeministrit italian, dhe ajo ishte në dorë të njerëzve të rrugës. Besoj se ky ishte një moment që ju bëri të kuptoni se në çfarë gjendjeje ishte Shqipëria në atë kohë.

Romano Prodi: Kjo është diçka tjetër, në fakt. Varrimi në Shqipëri ishte diçka, për viktimat e Otrantos. Ndërsa episodi I Vlorës ishte nevojë për të dhënë mesazh politik. Ishte e nevojshme të bëhen në publik. Patjetër që në jetën time nuk më kishte ndodhur që të flisja në një ballkon përpara një tufe njerëzish me kallashnikovë dhe që qëllonin në ajër. Madje, edhe truprojat e mia nuk ishin të sigurt se çfarë do të bënin, dhe nuk kisha çfarë t’u rekomandoja atyre, për arsye të situatës. Por unë besoj se në atë moment kishte të bënte shumë raporti njerëzor i të dy popujve, por ishte një mënyrë për të thënë: “Jini të qetë, sepse jemi personalisht të angazhuar në kuadrin politik”. Do të thotë që e shohim, e njohim dhe e dimë atë që duhet bërë për Shqipërinë. Pra, një moment komplet ndryshe, edhe pse qartësisht ishte e dukshme që nga pikëpamja politike ishte një moment shumë i rëndësishëm, pasi nuk duhet harruar që Vlora, në të cilën jam edhe qytetar nderi, pra, jam në një farë forme qytetar i Vlorës, dhe Vlora ishte qendra e të gjitha tensioneve që ndodhnin në vend. Kështu që një raport politik me Vlorën donte të thoshte që është një raport politik për vetë Shqipërinë. Prandaj zgjodhëm Vlorën. Mund të kishim shkuar në Tiranë. Por vetë vendi, thelbi, zemra ku ndodhte tensioni, ishte në Vlorë.

https://www.youtube.com/watch?v=kkFeHtzIxiI