AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 18:56

Ish-deputeti citon Ligjin italian: Ja pse Dako dhe prokurorët e '339' shkojnë në burg

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri i rikthehet edhe një herë përgjimeve të fundit të ‘Bild’ dhe dosjes së famshme ‘339’ duke cituar Kodin Penal italian, si mesazh edhe ndaj diplomatëve italianë që punojnë në vendin tonë.

Sipas Strazimirit, legjislacioni i vendit fqinj e cilëson veprën për të cilën akuzohet kryebashkiaku i Durrësit si “bashkëpunim i tipit mafioz”, ndaj dhe sipas tij, si dosja ‘339’ si ajo ‘339/1’ e dërgojnë Dakon në burg. Bashkë me të, sipas Strazimirit, edhe prokurorët për disa akuza.

Postimi i plotë i Strazimirit:

Që ta kuptojë secili prej jush dhe veçanërisht çdo italian që shërben në Shqipëri, se "sa" dhe "si" e ka kapur mafia, pushtetin i ligjit përmes "prokuroreve" që përpiqen të shesin për "punë" dhe "ngarkesë", mosveprimin kriminal ndaj horrave të dosjes 339:

- Ajo për të cilën akuzohet "Xhuxhi superman" i Edvinit, në Itali quhet "Bashkëpunim i tipit mafioz"!

- Masa e sigurisë (nëse të del emri në të) është: ARREST I DETYRUESHËM!!!

- Kjo vepër penale përkufizohet si më poshtë:

"Pjesëmarrja, është e tipit mafioz, kur ata që janë pjesë e tij, përdorin forcën e frikësimit të lidhjes që i bashkon dhe gjendjen e nënshtrimit (....) që rrjedh prej saj, për të kryer krime, (....) për të parandaluar ose penguar ushtrimin e lirë të votës ose për të fituar vota për veten ose për të tjerët gjatë fushatave elektorale ".

Si përfundim:

-edhe nëse "prokuroret" i kanë ndarë 2 çështjet në: "trafik të drogës" veç dhe në "krim elektoral" veç, edhe nëse s'i kanë ndarë duhet të shkojnë njësoj në burg bashkë me Gjushin, për "bashkëpunim në krim", "përkrahje pas krimit", "pengim të drejtësisë", "shpërdorim detyre" të kryer "me veprim ose mosveprim" dhe "në bashkëpunim"!!!!

Prandaj shqetësohen dhe kërkojnë vetëm "spiunin"...